Sali Berisha tha nga Shkodra se ai nuk do të votojë asnjë emër të propozuar nga mazhoranca për presidentin e ri të vendit.
‘Nuk merrem me propozimet e Edi Ramës. S’kemi një emër që të propozojmë për president. Nuk do të votojmë kandidatët e Edi Ramës. Ti votosh do të thotë ta replikash të kesh formën e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë i dal.’- tha Berisha.
Ndërsa sa i përket bashkimit ndërmjet demokratëve tha se padyshim është koha që të bashkojmë forcat, ndërsa pohoi se ka komunikuar me deputetët e tjerë të grupit parlamentar, që më parë mbështesnin Lulzim Bashën.
'Nuk jam takuar sot për herë të parë, është padiskutim një bashkim i padikutueshëm me deputetët e Shkodrës. Është koha të bashkojmë forcat dhe energjitë tona përballë një regjimi, që përbën një organizatë të vërtetë kriminale nga aktet e plaçkitjes së këtij vendi.'- tha Berisha.