Zgjedhje dhe votime, e ftuar Klajda Gjosha

28 Maj 2019, 12:52

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha është shfaqur skeptike sa i përket çeljes së negociatave më Bashkimin Europian. E ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", Gjosha tha se Shqipëria nuk do mund të marrë dritën jeshile nga BE në qershor dhe për këtë qëndrim, ajo ka listuar arsyet që sipas saj argumentojnë këtë mendim.  Ndërkohë, ajo tha se i druhet faktit se nga Shqipëria do ta "pësojë" edhe Maqedonia e Veriut, duke theksuar se ajo i ka përmbushur të gjitha kriteret për t'i integruar në BE.

"Fatkeqësisht jo. Gjuha që është përdorur në raportin e vjetshëm, për të parë që edhe në 2019 nuk do merret. Për herë të parë i është kërkuar nga Franca një raport të dytë që flet për azilkërkuesit, por ndoshta dhe një analizë të brendshme. Duke shpallur që ke çelur negociatat do punosh për të përmbushur ato 5 kushte. Po të shohim nga vjet, për herë të parë, vendet anëtare miratuan për Shqipërinë, që çdo parlament duhet të jepnin dritën jeshile nëse do të çelen negociatat me Shqipërinë ose jo. Qeveria shqiptare nuk bën përpjekje për të përmirësuar imazhin që e ka vënë për fund. Ka pasur shumë pak takime bilaterale. Duhet lobuar, se s'ka mënyrë tjetër se jemi një vend i vogël. Maqedonia e Veriut, po. E meritojnë sepse kanë sakrifikuar shumë, por ka ndodhur ajo që unë e kishe menduar. Shqipëria mund të bëhet pengesë për Maqedoninë e Veriut", tha Gjosha.