Zgjedhjet e 25 prillit/Topollaj: Bindja Demokratike do bashkëpunojë me Topallin, do mbështesim njëri-tjetrin në disa qarqe

24 Shkurt, 23:06

Bindja Demokratike e Astrit Patozit dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit do të bashkëpunojnë në disa qarqe për zgjedhjet e 25 prillit, Fabian Topollaj tha në "Repolitix" se formalisht ata do të dalin me lista të veta, por në disa qarqe ku njëra nga palët nuk pretendon të marrë mandat do të mbështes palën tjetër.

"E terë mundësia për sukses e opozitës është te partitë e reja. BD nuk kërkon vetëm rotacion por dhe ndryshim. Ne do jemi me partinë e Jozefina Topallit, pasi në zonat njëra nga parti nuk ka synime për mandat do të çojmë listat formalisht pasi na e kërkon kodi, por faktikisht do mbështesim palën tjetër. Qarqet do jenë kur të dali lista, atje ku njëra listë do jetë dominante dhe pala tjetër se ka këtë mundësi formalisht do kemi një listë se do bashkëpunimin mes nesh. Jo vetëm më Topallin por dhe më parti të tjera si ajo e Murrizit, Nisma apo Vetëvendoje", tha Topollaj

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha