Zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenca: Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin, nuk i dha zgjidhje përfundimtare çështjes

7 Dhjetor 2021, 17:31 | Përditesimi i fundit: 2021-12-07 18:54:55

Nga presidenca, këshilltari ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, ishte zhgënjyes dhe kundër interesave të popullit shqiptar. Sipas Bledar Dervishjat, Gjykata Kushtetuese nuk i dha zgjidhje përfundimtare çështjes. Dërgimi në Komisionin e Venecias, të çështjes së zgjedhjeve, për presidencën ishte i paraprogramuar për të justifikuar vendimin që ato kishin marrë që me datën 23 qershor.