Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi: Ramë dakord me partitë për votimin elektronik në Vorë! Sot shkatërrohen të dhënat në pajisjen e identifikimit elektronik që u përdor në 25 prill

31 Janar 2022, 13:43 | Përditesimi: 31 Janar 2022, 15:23

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri me dije sot se ka gjetur dakordësinë me partitë kryesore në vend për të aplikuar votimin elektronik në Vorë, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Për mediat, Celibashi tha po ashtu se do të ketë fonde për partitë për këto zgjedhje, teksa shtoi se vlerën dhe modalitetin e shpërndarjes do ta përcaktojë Kuvendi.

r.k./Shqiptarja.com