Zgjedhjet e 6 marsit/ 'Lufta' në PD edhe në KQZ, Ilirjan Celibashi i 'mbyll derën' Berishës, pranon përfaqësuesit ligjorë të Bashës: Marrëdhënia jonë institucionale

22 Janar 2022, 11:52 | Përditesimi i fundit: 2022-01-22 13:49:45

Përplasja në Partinë Demokratike, ashtu siç pritej, është transferuar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i cili është duke zhvilluar sot mbledhjen e parë përgatitore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ivi Kaso, përfaqësues i PD në KQZ por që është me krahun e Berishës, ka kundërshtuar përfaqësinë e PD-së në komision pasi sipas tij i ka dërguar Lulzim Basha që nuk është më kryetar.