TIRANË- Presidenti Ilir Meta i përgjigjet Edi Ramës, i cili tha se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit.
"Kurthe diletantësh dhe koha e Teatrit të Kukullave ka përfunduar në 25 prill. Presidenti nuk ka marrë dhe as nuk ka ndërmend të marrë pjesë në gara politike deri në 24 prill, por kemi bërë një premtim që pas kësaj date do të bashkëveprojmë me popullin e 2 marsit dhe ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do e kenë këtë mundësi shumë shpejt", tha Meta.



















