Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ, s’ka kuorum, shkak mungesa e përfaqësuesve të PD

4 Tetor, 11:29 | Përditesimi: 4 Tetor, 11:29

Mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi nuk morën pjesë dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Kryetarja e këtij komisioni tha se dy përfaqësuesit e PD-së kërkuan shtyrjen për ditën e hënë në orën 17:00. Sipas saj, ata kërkuan shtyrjen për dy arsye; për shkak të situatës ligjore dhe sepse kërkojnë më tepër kohë të studiojnë 4 projekt-aktet.

Për këtë arsye ata nuk u paraqitën në mbledhjen e sotme, duke bërë që të dështonte për mungesë kuorumi, pasi ishin të pranishëm vetëm 3 anëtarë.

r.k./Shqiptarja.com