Zgjedhjet e pjesshme vendore/ 3 njësi administrative në Dibër pa drita! Në 11 qendra votimi s'ka identifikim elektronik, vijon procesi i votimit

6 Mars 2022, 08:10 | Përditesimi i fundit: 2022-03-06 20:41:43

57.680 qytetarë me të drejtë vote në 101 qendra votimi do të votojnë sot në Dibër për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë. Bëhet me dije se 3 njësi administrative janë pa energji elektrike, Selishta, Arrasi dhe  Sllova, ndërsa në 11 qendra votimi nuk po kryhet identifikimi elektronik, por po bëhet manulaisht teksa procesi i votimit vijon.

Partia Socialiste e cila drejton dhe këtë bashki aktualisht me kryebashkiakun e komanduar, Shkëlqim Murrja do të përfaqësohet në këto zgjedhje me Rahim Spahiun. Partia Demokratike ka zgjedhur Luan Hakën si kandidat, ndërsa Shtëpia e Lirisë përfaqësohet me Premtim Kryemadhin.  Në këtë bashki ndryshe nga 5 të tjerat ku do zhvillohen zgjedhjet, në garë është dhe një kandidat i katërt, Dritan Torba nga Lëvizja e Re.

  •