Sali Berisha tha se në zgjedhjet e pjesshme vendore do të regjistrohen si koalicion edhe me LSI-në.
Do të regjistrohemi si koalicion me LSI-në. Po diskutojmë edhe me parti aleate është në finalizim. Logoja do të jetë e re. Koalicioni do të quhet ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe do të ketë logon e vet. Logoja nuk është me e partisë por e koalicionit. E them ai është një konfiskim nga narko shteti dhe Edi Rama do ta paguajë shtrenjtë këtë konfiskim.’- tha Berisha.


















