Zgjedhjet e pjesshme vendore/ KQZ përcakton anëtarët e partive në KZAZ-të! PS 3 anëtarë, PD 2 dhe LSI 1! Anëtari i shtatë do të hidhet me short

24 Janar 2022, 12:19

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përcaktuan mënyra se si do të konstituohet Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në 6 bashkitë ku do të kryhen zgjedhjet e pjesshme vendore. Duke qenë se kryetarët e zgjedhjeve do të kenë vazhdimin e mandatit të vitit 2019, dhe mandati i tyre përfundon në vitin 2023, pra nuk është mandat i plotë, do të zbatohet formula që është aplikuar në zgjedhjet që janë bërë në vitin 2019.