Zgjedhjet, KAS shqyrton ankimin e PD dhe LSI për rezultatin e Beratit, vendimi shtyhet për nesër! Salianji: Kemi bërë hetim, kërkesa s'ka argument ligjor

14 Maj 2021, 17:16

KAS ka zhvilluar sot mbledhjen e rradhës për shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD dhe LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun Beratit. Partitë opozitare kanë paraqitur provat e tyre lidhur me pretendimet që kanë me procesin zgjedhor por gjatë diskutimeve nuk kanë munguar as debatet.

Përfaqësuesit e LSI kanë parashtruar pretendimet e tyre për shkelje në zgjedhje, kurse juristi i PS Eridjan Salianji tha se kanë bërë hetime dhe se komisionerët e të gjitha forcave politike kanë firmosur dokumentet edhe aty ku mund të ketë pasur ndonjë gabim material. Një debat është zhvilluar edhe mes përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike Marash Logu me anëtarin Ilir Rusmali. Logu ka kërkuar që KAS nuk të marrë provat nga prokuroritë, kërkesë kjo që erdhi pasi Rusmali i kërkoi të jepte prova për argumentet që dha lidhur me shkeljet në procesin zgjedhor apo siç pretendon opozita për blerjen e votave. Por, trupa e anëtarëve në përfundim për mbledhjes e  ka shyrë afatin e dhënies së vendimit për ditën e nesërme