Zgjedhjet në FRPD/ Fituesi Besart Xhaferi në shkelje të statutit, dhjetëra denoncime për manipulim të votave! Evi Kokalari e lë përfundimisht Berishën: Nuk merrem me ju

2 Tetor 2022, 16:46

TIRANË- I sapo-zgjedhuri në krye të forumit Rinor të PD, Besart Xhaferi  mund të mos e mbyllë mandatin e tij në krye të të rinjve demokratë.  Sipas statutit të vetë PD, në forumin rinor bëhen pjesë të rinjtë nga 15-35 vjeç. Xhaferi është 32 vjeç dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar ai do të ishte 36 vjeç, pra do ta ushtronte mandatin në shkelje të statutit. Ndërkohë, në rrjetet sociale menjëherë pasi Xhaferi u shpall fitues kanë nisur denoncimet për parregullsi në procesin zgjedhor.  Në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto, ku duket se 1 votues ka votuar më shumë se një herë.