Zgjedhjet në PD-në e Kukësit, tërhiqet njëri prej kandidatëve: Procesi i manipuluar, në listën e votuesve janë hequr dhe shtuar anëtarë

17 Prill 2022, 10:14 | Përditesimi: 17 Prill 2022, 10:14

Një prej kandidatëve për kryetar të degës së Partisë Demokratike në degën e Kukësit, në procesin që po zhvillohet nga Komisioni i Rithemelimit, Irel Elezi, është tërhequr nga gara. Në një prononcim për mediat ai është shprehur se procesi është i manipuluar pasi janë manipuluar listat e anëtarësisë, që kanë të drejtë vote.

 

Sh.Sh/Shqiptarja.com