Zgjedhjet në SHBA, gazetari Robrt Papa: Vota do të jetë pro ose kundër Trump!

3 Nëntor 2020, 22:30 | Përditesimi i fundit: 2020-11-03 22:44:48

Për gazetarin Robert Papa nga New York, në ShBA nuk bëhet fjalë për zgjedhjen e mes Presidentit Trump dhe Biden, por do të jenë votat pro ose kundër Trump.

"Koha e Obamës kishte krijuar një ekonomi të mirë. Këtë vend e drejtojnë korporatat. Është një vend i madh. Ata marrin shumë asistencë sociale. Me Trump u bë një disbalancë. Nëse Teksasin e fiton Biden, do të jetë fundi i republikanëve se ajo prej kohësh është shtet i tyre. Në votën popullore, demokratët do të marrin më shumë. Në ShBA ka shumë Shqiptar. Këtë radhë do të jetë vetëm një votë pro ose kundër Trump. Ai nuk është si presidentët e tjerë. Ai flet më shumë. Është diçka ndryshe në politikën amerikan." - tha Papa.