Zgjedhjet vendore, Meta: PD të jetë e qartë kur do dalin me kandidat kundër Ramës! Boll me gënjeshtrat e tij, s’na e ka fajin Putini për krizën

17 Tetor 2022, 14:47

I pyetur për zgjedhjet vendore të 2023 dhe primareve të Berishës, Meta tha se Partia e Lirisë nuk është në dorë të askujt dhe se pret që sa më shpejt PD të jetë e qartë për daljen e kandidatit kundër Rilindjes. Meta tha se të paktën deri tani, qëllimi i vetëm është të largohet Edi Rama i cili për aktet e tij justifikohet me Vladimir Putin. Meta shtoi se asnjë çmim në rajon nuk është rritur si në Shqipëri, duke veçuar këtu Serbinë, e cila sipas tij po mbrohet nga vllazëria me Ramën për mos vendosjen e sanksioneve ruse.