'Zgjedhorja'/ Majko në 'Repolitix': Më mirë një marrëveshje e keqe sesa pa një marrëveshje fare! Do i qëndrojmë besnike asaj që kemi firmosur

9 Korrik 2020, 21:16 | Përditesimi i fundit: 2020-07-09 21:32:34

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka deklaruar se PS-ja do t'i qëndrojë besnike marrëveshjes së arritur për Reformën Zgjedhore, duke thënë se është një zotim për shkak se kanë hedhur firmën. Ai tha se përtej kësaj, nuk mund të shkohet, që do të thotë se nuk ka ndryshime Kushtetuese, siç opozita e re kërkon.