Zgjerohet harta e infektimit, konfirmohet edhe në Shkodër rasti i parë me gripin e shpendëve

7 Prill 2022, 12:28 | Përditesimi: 7 Prill 2022, 12:28

 

Edhe në Shkodër është konfirmuar rasti i parë me gripin e shpendëve në zonën e Dajçit. Rasti është konfirmuar  në një nga pulat e oborrit, e cila është asgjësuar dhe groposur së bashku me  70 pula qe kishte kjo familje. Gjithashtu është karantinuar zona deri në një distancë 10 km për dezinfektimin. Rastet më parë janë zbuluar Vlorë, Durrës, Korçë, Dibër dhe Lushnjë

r.k./Shqiptarja.com