Zhduket para 6 ditësh, i vëllai denoncon në polici se ia kanë marrë peng motrën: Më telefoni dhe më tha më morën 4 burra

27 Nëntor 2021, 20:14

Aureta Çauli gruaja që është larguar nga banesa 6 ditë më parë dhe familjarët dyshojnë se është rrëmbyer. Vëllai i saj Ilirjan Çauli ka denoncuar në polici të mërkurën zhdukjen e motrës dhe sërish këtë të shtunë ka qenë në komisariatin e policisë ku është takuar me inspektorët kriminalë me qëllim hedhjen dritë mbi atë çfarë ka ndodhur.

Pas takimit në polici Ilirjani thotë se e motra ishte në proces divorci dhe së fundmi jetonte në lagjen 13 ku edhe punonte në një hotel