Zhupa: PS solli bandat e Beratit në Sarandë për të kërcënuar qytetarët! S’kemi fakte, por e tregon FB! Klosi: E pavërtetë

11 Maj 2023, 14:05

SARANDË- Teksa qytetarët po përgatiten për zgjedhjet vendore 2023, deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar drejtuesin politik të qarkut Vlorë, Blendi Klosin se po kërcënon qytetarët e Sarandës. Zhupa pretendon se Klosi ka sjellë në Sarandë bandat e Beratit,  për të intimiduar bizneset në Ksamil si dhe të trembë qytetarët. E ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, ajo tha se PS i trembet rezultatit në këto bashki. Ndërkohë ka reaguar edhe Bledi Klosi për këtë deklaratë po në ekranin e Report Tv ku e cilëson si të pavërtetë.