Zjarr i madh në Dukat Fushë, shtëllungat e tymit mbulojnë zonën, rrezikohen disa banesa

28 Korrik, 17:08 | Përditesimi: 28 Korrik, 17:08

Një vatër e re zjarri është raportuar këtë të hënë në Dukat Fushë. Nga pamjet e siguruara nga vendgjarja, zjarri duket se ka djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe vatra është ende aktive. Të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, flakët po përparojnë drejt disa banesave.

r.k./Shqiptarja.com