Zjarr i madh në Gramsh pranë kalasë së Tunjës, flakët favorizohen nga era! Forcat Zjarrfikëse u bëjnë thirrje banorëve të zonës për ndihmë

24 Mars 2022, 07:53 | Përditesimi: 24 Mars 2022, 07:53

Dy zjarre të fuqishme, të favorizuara edhe nga era po djegin malin nga kalaja e Tunjës deri në Janc. Alarmin e kanë ngritur forcat zjarrfikëse të Gramshit, të cilët u bëjnë apel qytetarëve për ndihmë për ta shuar me mjete rrethanore. Zjarri siç duket edhe nga pamjet ka gllabëruar sipërfaqe të mëdha pyjore

KT/Shqiptarja.com