Përfshihen nga flakët 10 hektarë tokë në fshatin Halil të Fushë Krujës! Rrezikohen disa banesa, zjarrfikësit në vendngjarje

31 Janar 2022, 17:13 | Përditesimi: 31 Janar 2022, 17:16

Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri i favorizuar nga era e fortë deri tani ka djegur rreth 10 hektarë tokë. Në afërsi të zjarrit ndodhen edhe disa banesa të cilat rrezikohen nga flakët. Forcat zjarrfikëse të Krujës po mundohen të lokalizojnë flakët për të evituar që ato t’i afrohen banesave.

AV/Shqiptarja.com