Zjarr në Fier-Shegan të Lushnjes, flakët djegin ullinj dhe shkurre! Shkak dyshohet shkëndija elektrike

9 Gusht 2025, 15:17 | Përditesimi: 9 Gusht 2025, 15:18

Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Sejmenas në njësinë administrative Fier-Shegan. Zjarri po djeg sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse të Bashkisë së Lushnjes. Ndërkohë, flakët po përparojnë pranë banesave aty pranë.

E.H/Shqiptarja.com