Zjarr në fshatin Duhanas në Berat, flakët përpijnë me shpejtësi hektarë të tërë toke bujqësore! Në rrezik nën/stacioni elektrik i fshatit

3 Tetor 2021, 16:18 | Përditesimi: 3 Tetor 2021, 16:18

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Duhanas në Berat. Zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga disa prej banorëve të zonës, që ishin duke djegur mbeturinat në tokat e tyre. Era e fortë ka favorizuar flakët, që u përhapën me shpejtësi drejt tokave bujqësore, ndërkohë në rrezik nga flakët është edhe nën/stacioni elektrik i fshatit.

LR/Shqiptarja.com