Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Poro të Vlorës, në njësinë administrative Novoselë.
Zjarri rrezikon përhapjen në zonat përreth.
Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.


















