Zjarr në fshatin Sevaster në Vlorë, dyshohet i qëllimshëm, rrezikohen banesat

3 Tetor 2021, 16:43 | Përditesimi: 3 Tetor 2021, 16:43

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra në fshatin Sevaster në Vlorë, në zonën e quajtur Dushkarak. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke u favorizuar dhe nga era, ndërsa dyshohet i qëllimshëm, teksa mendohet të jetë vendosur nga banorë të zonës.

Nga flakët rrezikohen banesat, ndërsa në vendngjarje ka shkuar një automjet i zjarrfikëses Selenicë.

LR/Shqiptarja.com