Zjarr në kodrën e Mimiasit në Berat, në flakë pylli me pisha! Terreni i vështirë, zjarrfikësit në zonë me mjete rrethanore! Zjarri I dytë i qëllimshëm në këtë zonë brenda 1-jave

26 Mars 2022, 19:51 | Përditesimi: 26 Mars 2022, 19:51

Një zjarr i madh është shfaqur mbrëmjen e sotme në kodrat e fshatin Mimias, pikërisht në pyllin me pisha të kësaj zone. Zjarri është pikasur nga banorët që kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit, të trembur se mos zjarri përhapet drejt Bllokut të Fiqve dhe vreshtave, që ndodhen shumë pranë pyllit me pisha.

KT/Shqiptarja.com