Zjarr në Krastë të Krujës, në vendngjarje edhe zjarrfikësit që ishin me pushime! Flakët po përhapen nga temperatura e lartë dhe era e fortë

10 Gusht, 16:56 | Përditesimi: 10 Gusht, 16:56

Një vatër zjarri është regjistruar në Krastën e Krujës. Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Repartit Zjarrfikës të Krujës, si dhe janë nisur në ndihmë i gjithë personeli zjarrfikës që është pushim. Deri në këto momente, sipërfaqja e djegur me pisha e shkurre është pak hektarë, por flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era. Fatmirësisht, nuk rrezikohen banesa apo biznese.

r.k./Shqiptarja.com