Zjarr në një apartament në Astir, gruaja hidhet nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve, vdes në spital

16 Tetor 2021, 08:09 | Përditesimi i fundit: 2021-10-16 14:02:05

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Astir, pasi një apartament është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, një grua, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur, është hedhur nga lartësia e apartamentit për t’u shpëtuar flakëve, por ka mbetur e plagosur rëndë e më pas ka ndërruar jetë në spital.