Zjarr në QSUT, në një zyrat e administratës së spitalit COVID 3! Situata vihet nën kontroll

27 Nëntor 2021, 11:42

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në katin e parë të spitalit COVID 3 në QSUT. Bëhet fjalë për një rezistencë ngrohjeje në zyrat e administratës së këtij spitali.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll situatën. Nuk ka pasur pasoja në njerëz.