Zjarret apokaliptike, 30 vatra vetëm gjatë orëve të fundit! Ministria: 3 avionë dhe 4 helikopterë në aksion! Priten dhe 2 helikopterë nga Emiratet Arabe

11 Gusht, 20:19 | Përditesimi: 11 Gusht, 20:19

Shqipëria regjistroi sot një numër të madh vatrash të zjarreve për shkak të temperaturave të larta, por edhe zjarreve që vijonin prej ditëve të mëparshme apo që u riaktivizuan.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes njoftuan se janë regjistruar 30 vatra zjarri gjatë orëve të fundit.

Problematike paraqitet situata në zonat e Poliçanit, Finiqit, Fushë Arrëzit, te “Syri i Kaltër” në Sarandë, Himarë,, por edhe në Krujë, Mirditë, Gramsh, Tepelenë dhe të tjera.

Ministria ka publikuar edhe një hartë-zonash të zjarreve në vend ditën e sotme. Në operacion janë aktivizuar 1 avion ‘Canadair’ nga Kroacia, 2 avionë PZL nga Greqia, 1 Black Hawk (Republika Çeke), 1 Black Hawk nga Sllovakia, 2 Black Haëk nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Pritet të operojnë 2 Black Haëk nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

r.k./Shqiptarja.com