Zjarret masive që kanë përfshirë vendin janë kthyer në një problem edhe për zonën e Poliçanit. Pas vatrës në zonën pranë Uzinës së Armëve që mbahet nën monitorim prej ditësh, sot janë raportuar vatra të tjera në fshatrat përreth.
Flakët janë përhapur kryesisht në zonën e Mbrakullës dhe fshatrat e tjerë pranë saj.
Nga pamjet e siguruara prej Report Tv dallohen qartë vatrat e shpërthyera, retë e dendura të tymit dhe helikopteri i ushtrisë që shpërndan ujë nga ajri në përpjekje për t’i shuar flakët.
Situata cilësohet alarmante, madje edhe deputeti socialist Erion Braçe apeloi për më shumë forca mbështetëse në atë zonë.















