Zjarret në Gramsh, ministri Pirro Vengu ndjek nga afër situatën në fshatin Harrunas dhe drejton aksionin e ekipeve në aksion!

12 Gusht, 15:57 | Përditesimi: 12 Gusht, 15:57

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, po ndjek nga afër situatën emergjente të zjarreve të krijuar në qarkun e Elbasanit dhe veçanërisht në fshatrat e thellë të Gramshit, ku është regjistruar edhe një viktimë.

Ai ka qenë i pranishëm në fshatin Harunas të Gramshit, teksa iu bashkua trupave të Forcave të Armatosura në terren dhe ekipeve të zjarrfikësve dhe organeve lokale të emergjencave civile.

Vengu ka orientuar forcat operacionale dhe njëkohësisht është interesuar për masat e marra, sigurimin e forcave shtesë, lokalizimin e vatrës dhe në veçanti me prioritet jetët e banorëve.

E.H/Shqiptarja.com