Zjarret/ Zjarrfikësit shuajnë vatrën që shpërtheu mes fshatrave Humelicë e Picar në Gjirokastër

9 Gusht 2025, 08:03 | Përditesimi: 9 Gusht 2025, 08:03

Zjarri shpërtheu në zonën mes këtyre dy fshatrave, duke rrezikuar seriozisht mjedisin dhe pronat.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga zjarrëfikësit e Gjirokastrës sot në mengjes u bë e mundur fikja e plotë e tij pavarësisht përmasave të mëdha që kishte marrë.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, në përditësimin e fundit të situatës, ministria e Mbrojtjes bëri me dije se vijonte të ishin aktive edhe 7 vatra të tjera zjarri.

r.k./Shqiptarja.com