Situata e zjarrit në Delvinë mbetet problematike. Flakët i janë afruar periferisë së qytetit, teksa nga Emergjencat janë evakuar shumë banorë dhe shumë të tjerë janë larguar vetë me iniciativë.
Por në orët e mesnatës flakët i janë afruar edhe fshatit Bistricë, që ndodhet po në periferi dhe po përparojnë me shpejtësi.
Forca të shumta zjarrfikëse dhe të ushtrisë ndodhen në terren për t’i shuar, por situata mbetet kritike















