Zjarri në Finiq, Vengu për Report Tv: Aktualisht situata paraqitet në kontroll! Vatra aktive edhe në Bulqizë, Mat, Himarë e Tepelenë

10 Gusht 2025, 08:27 | Përditesimi: 10 Gusht 2025, 08:27

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë për Report TV se situata nga zjarret në fshatrat e Finiqit është nën kontroll. Pas një nate të vështirë, ku flakët ishin intensive, u ndërhy edhe nga ajri për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve. Ministri tha se është ndërhyrë me një helikopter, ndërkohë që pritet të operojë edhe një avion Canadir nga Mekanizmi Mbrojtës sa i BE-së.

 

E.H/Shqiptarja.com