Zjarri në fshatin Drashovicë, era favorizon përhapjen e flakëve! Një vatër edhe në Dukat

21 Gusht, 21:57 | Përditesimi: 21 Gusht, 21:57

Një zjarr ka rënë në një kodër pranë fshatit Drashovicë të Bashkisë Selencë. Vatra e zjarrit është në një terren të vështirë, ndërsa era që fryn ndihmon në përhapjen e flakëve.

Nga zjarri në Drashovicë rrezikohet një stan që ndodhet afër vatrës së zjarrit.

Ndërkohë, po tani në mbrëmje një vatër zjarri është rregjistruar edhe në afërsi të fshatit Dukat.

I.M/Shqiptarja.com