Zjarri në Gjinar të Elbasanit, avioni 'Air Tractor' nis aksionin për shuarjen e flakëve

4 Tetor, 16:12 | Përditesimi: 4 Tetor, 16:12

Zjarri në malin e Bukanikut, në Gjinar të Elbasanit vijon të mbetet ende aktiv. Pas ndërhyrjes së helikopterit për shuarjen e flakëve në ndihmë ka ardhur edhe një avion 'Air Tractor'. Ndërkohë shërbimi zjarrfikës dhe forcat e armatosura vijon punën nga toka.

E.H/Shqiptarja.com