Zjarri në Gramsh/ Prefekti i Elbasanit për Report TV: Po punohet për të shmangur përhapjen e flakëve drejt Nartës! Dy helikopterë në terren, po dërgojmë dhe një tjetër

13 Gusht, 10:40 | Përditesimi: 13 Gusht, 10:40

Prefekti i qarkut të Elbasanit, Ilir Bejtja thotë për Report TV se situata nga zjarret në Gramsh mbetet kritike. Ai tha se vatra më e rrezikshme është ajo në Menkollarë, ku rrezikon që të përhapet drejt Nartës, fshatit më të madh të Gramshit. Prefekti tha se aktualisht në terren po operojnë dy helikopterë, ndërsa është nisur edhe një tjetër.

E.H/Shqiptarja.com