Zjarri në Komisariatin e Kamzës, 26-vjeçari që humbi jetën dyshohet se i vuri flakën qelisë! I riu problematik, 22 herë i shoqëruar në polici në 5 vite

28 Mars 2022, 11:26 | Përditesimi: 28 Mars 2022, 15:26

26-vjeçari ka qenë një person problematik, ndërsa në 5 vite ishte shoqëruar 22 herë në polici. Teksa paraprakisht dyshohet se Mici e thuri planin e zjarrvënies bashkë me të arrestuarin tjetër, Dilaver Idrizin, me qëllimin për t'u arratisur, autoritetet nuk përjashtojnë as pistën e një veprimi të 26-vjeçarit në gjendje të rënduar psikologjike, pasi më parë ai kishte tentuar vetëvrasjen.

    r.k./Shqiptarja.com