Zjarri në landfillin e mbetjeve Elbasan, Cara për Report TV: Janë angazhuar 60 forca operacionale, 12 automjete zjarrfikëse dhe 2 automjete të forcave të armatosura

1 Korrik, 22:59 | Përditesimi: 1 Korrik, 22:59

Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon edhe në orët e mbrëmjes, ku flakët dhe tymi i dendur janë përhapur me shpejtësi. Në një intervistë për Report TV, Arben Cara, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, thotë se gadishmëria për shuarjen e flakëve janë 12 automjete zjarrfikëse, 60 forca operacionale dhe 2 automjete nga Forcat e Armatosura.

Cara bën me dije se në landfill është edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit për të ndjekur nga afër situatën.

A.A/Shqiptarja.com