Zjarri në Lushnjë del jashtë kontrollit, përfshihet nga flakët i gjithë kati i fundit i qendrës tregtare ‘Metropol’

25 Dhjetor 2023, 22:05

Zjarri në qendrën ‘Metropol’ në Lushnjë ka dalë sërish jashtë kontrollit. Mësohet se kati i fundit i qendrës, ku ndodhet një lokal i ndërtuar prej druri, është përfshirë totalisht nga flakët dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit.