Zjarri në pallatin në Lushnjë, kryebashkiakja tregon planin për strehimin e banorëve: Bashkia do t’i kompensojë pas ekspertizës

26 Dhjetor 2023, 10:55 | Përditesimi i fundit: 2023-12-26 10:57:40

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, tha se bashkia ka bërë gati konviktet e shkollës mekanike për të strehuar banorët e pallatit që u përfshi nga flakët pasditen e shkuar në qytetin e Lushnjës.