Zjarri në Patos, shefi i zjarrfikësve flet për Report Tv: Flakët me përmasa të jashtëzakonshme, duhet urgjentisht ndërhyrje nga ajri! Po na rrezikohet jeta

7 Gusht, 15:23 | Përditesimi: 7 Gusht, 15:23

Shefi i zjarrfikësve në Patos, Alket Halimi, kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga ajri për të vënë nën kontroll zjarret në kurorën e pishave në këtë qytet.

Në një prononcim për Report Tv, Halimi e përshkroi situatën si tejet të vështirë.

Sipas tij, zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe flakët arrijnë deri në lartësinë 50 metra. Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Ai theksoi gjithashtu se flakët e mëdha po rrezikojnë jetën e zjarrfikësve nga toka, teksa theksoi se banesat për momentin nuk janë të rrezikuara.

E.H/Shqiptarja.com