Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, dy zjarrfikësit që përfunduan në spital: U bllokuam nga tymi, tani do kthehemi përsëri në punë

25 Dhjetor 2023, 21:08

Mes personave të asfiksuar nga tymi në godinën 12 katëshe në Lushnje që u përfshi nga flakët pas një zjarri që ra fillimisht në qendrën tregtare Metropol janë edhe dy zjarrfikës. Ata tregojnë për problemet që patën gjatë betejës për shuarjen e flakëve ndërsa thonë se tashmë që bënë serume do të rikthehen në krye të detyrës.