Zjarri në qendrën tregtare të Lushnjës, Balla: Ndërhyrja e RENEA-s solli evakuimin e banorëve të bllokuar! Rreziku s’ka kaluar, ka ende vatra aktive

25 Dhjetor 2023, 18:46

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat pas zjarrit që përfshiu qendrën tregtare “Metropol” në pallatin 12 katësh. Duke folur për situatën, Balla tha se rreziku nuk ka kaluar ende pasi ende ka vatra të vogla zjarri në godinë.