Zjarri në Xath të Fushë Arrëzit, shefi i Shërbimit Zjarrfikës: Situata është kritike, era po përhap me shpejtësi flakët! Banorët të kenë kujdes

12 Gusht 2025, 12:13 | Përditesimi: 12 Gusht 2025, 12:13

Shefi i Shërbimit Zjarrfikës të Fushë Arrëzit, Alfred Qafa thotë se situata e zjarrit në fshatin Xath është kritike. Era ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi, ndërsa apelon banorët që të evakuohen dhe të largohen. Prezente në terren janë forcat e zjarrfikëses e të ushtrisë.

 

E.H/Shqiptarja.com