Zjarri përfshin materiale skrapi në Gjirokastër, 7 zjarrfikëse dhe policia në operacion

26 Mars 2022, 17:06 | Përditesimi: 26 Mars 2022, 17:06

Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në ish NSHN në Gjirokastër tek materialet e Skrapit, në pronësi të Adi Shehut. Report Tv mëson se shkak i flakëve është bërë një shkëndijë në vendin ku punohej.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse. Në operacion marrin pjesë 7 forca zjarrfikëse. Të pranishëm janë edhe forca policie.

Sh.Sh/Shqiptarja.com