Zjarri pranë azilit në Fier, Balla viziton të moshuarit në qendrën shëndetësore: Ndërhyrja e punonjësve shmangu rrezikun

29 Nëntor 2023, 21:25

Ministri i Brendshëm Taulant Balla , është ndalur mbrëmjen e sotme në spitalin rajonal të Fierit, per te pare nga afër gjendjen shendetësore të 50 të moshuarve të cilëve iu rrezikua jeta mesditën e sotme gjatë zjarrit që përfshiu katin e dytë të godinës. Balla u shpreh se gjendja e tyre shendetesore është e mire teksa ka falenderuar forcat e policisë së shtetit , forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e Shtepisë së të Moshuarve për nderhyrjen në kohë gjë që bëri të mundur shmangien e rrezikut.